ADS


Ju lutem te gjitheve vizitoreve tane ce mos ti vini ne dyshime produktet tona. Te gjitha produktet jane prodhuar dhe provuar nga ne duke i kontribuar ketu per ju ce me shprese tju ndihmojme juve. Dituria eshte Fuqi AlbCisco INC.

Harduer kompjuterik

Korrik 27, 2010 nga K|nG · Lere 1 koment 

Hardueri Kompjuterik

Hardueri Kompjuterik

Hardueri përfshin çdo pajisje që është e lidhur në kompjuterin dhe që kontrollohet nga mikroprocesori. Kjo përfshin pajisjen që është lidhur në kompjuterin kur ai u prodhua, si edhe pajisjen periferike e cila shtohet pastaj.

Pajisjet mund të lidhen në kompjuterin në disa mënyra të ndryshme. Disa pajisje, si përshtatësit e rrjetit dhe kartat e zërit, janë lidhur në çarjet e zgjerimit brenda kompjuterit. Pajisjet e tjera, si printerët dhe skanerët, janë lidhur në porta jashtë kompjuterit.

Që një pajisje të punojë si duhet me Windows, në kompjuter duhet të instalohet softueri i njohur si drejtues i paisjes. Çdo pajisje mbështetet nga një ose më shumë drejtues pajisjesh, të cilat janë furnizuar në mënyrë tipike nga prodhuesi i pajisjes. Disa drejtues pajisjesh përfshihen me Windows-in. Kjo do të thotë që Windows-i mund ta zbulojë atë automatikisht dhe të instalojë drejtuesit e duhur të pajisjeve.

Nëse pajisja nuk është instaluar nga Windows-i, eksperti për gjetjen e harduerit të ri do të shfaqet dhe do të të pyesë për të ndërfutur ndonjë disk kompakt ose ndonjë disketë të siguruar bashkë me pajisjen.
Me shume…

Program kompjuterik i lirë

Qershor 10, 2010 nga K|nG · 1 Koment 

Një program kompjuterik i lirë (i quajtur edhe program Me kodë të Gnu: simboli i software-it të lirë.Hapur, ang. Open Source) është një program kompjuterik me një licencë që i lejon të gjithëve lirshëm ta përdorin, studiojnë, modifikojnë, apo ta rishpërndajnë; për karakteristikat e tij, i kundërvihet programi i licencuar.

Karakteristika

Fjala i lirë, nuk do të thotë që mund të përdoret programi kompjuterik i lirë në mënyrë të paligjshme: një program kompjuterik i lirë është, sidoqoftë, i nënshkruar një licencë përdorimi, ndryshe nga ai Public Domain (domen publik).

Emërimi

Emri u përdor për herë të parë nga Richard Stallman dhe Free Software Foundation (sq. Themelimi i Programit kompjuterik të Lirë)[1] në fillimet e viteve 1980.

FSF-ja rakomandon përdorimin e “free software” (program kompjuterik i lirë) sesa “open source software” (porgram kompjuterik me kodë të hapur) sepse ky term i referohet për gjëra teknike dhe nuk jep idenë e lirisë siç duhet.

Artikull me prejardhje nga http://sq.wikipedia.org

Një rrjet kompjuterik

Janar 2, 2010 nga K|nG · Lere 1 koment 

Network Rrjeta

Një rrjet kompjuterik është një grup kompjuterash autonomë të ndërlidhur me ndihmën e një teknologjie të caktuar. Dy kompjutera quhen të ndërlidhur nëse janë të aftë të shkëmbejnë informacion midis tyre. Lidhja mund të realizohet me anën e kabllove elektrikë, fibrave optike, mikrovalëve, rrezeve infra të kuqe apo me anën e satelitëve. Rrjetet kanë forma dhe madhësi të ndryshme.?

Ketu mund te mesoni, dituria eshte gjithcka keshtu ce mesoni dhe ju. Albanian Cisco INC.
We are proudly a member of webally.org

| Download Free Mp3's | Image Sharing and Hosting | MSN Who Block you | Find Million Of Torrentz | Free Porn Portal | DDoS Web Hosting | Free Flash Games | Submitt Your Web Site | Albanian cisco systems | Social blog shqiptare | Ally With Us | Forumi me i mall shqiptar | | Full downloads |