Program kompjuterik i lirë
Një program kompjuterik i lirë (i quajtur edhe program Me kodë të
Hapur, ang. Open Source) është një program kompjuterik me një licencë që i lejon të gjithëve lirshëm ta përdorin, studiojnë, modifikojnë, apo ta rishpërndajnë; për karakteristikat e tij, i kundërvihet programi i licencuar.
Karakteristika
Fjala i lirë, nuk do të thotë që mund të përdoret programi kompjuterik i lirë në mënyrë të paligjshme: një program kompjuterik i lirë është, sidoqoftë, i nënshkruar një licencë përdorimi, ndryshe nga ai Public Domain (domen publik).
Emërimi
Emri u përdor për herë të parë nga Richard Stallman dhe Free Software Foundation (sq. Themelimi i Programit kompjuterik të Lirë)[1] në fillimet e viteve 1980.
FSF-ja rakomandon përdorimin e “free software” (program kompjuterik i lirë) sesa “open source software” (porgram kompjuterik me kodë të hapur) sepse ky term i referohet për gjëra teknike dhe nuk jep idenë e lirisë siç duhet.
Artikull me prejardhje nga http://sq.wikipedia.org
Linus Torvalds
Qershor 7, 2010 nga K|nG · Lere 1 koment
Linus Benedict Torvalds i lindur në 28 Dhjetor, 1969 në Helsinki, Finlandë, është një inxhinier programues finlandez i njohur më së miri si nismëtari i krijimit të Linux kernel, pra të programit kod bazë që gjendet në çdo kompjuter që punon me sistemin operativ Linux. Ai tani njihet si një nga koordinatorët e këtij projekti.



