ADS


Ju lutem te gjitheve vizitoreve tane ce mos ti vini ne dyshime produktet tona. Te gjitha produktet jane prodhuar dhe provuar nga ne duke i kontribuar ketu per ju ce me shprese tju ndihmojme juve. Dituria eshte Fuqi AlbCisco INC.

Facebook bllokon aplikacionin për Twitter

Qershor 24, 2010 nga K|nG · Lere 1 koment 

Facebook bllokon aplikacionin për Twitter
Twitter

Twitter

Dorën në zemër, vështirë se Twitter e Facebook janë ndonjë konkurrencë e vërtetë në mes veti, mirëpo nuk shohim se çfarë do të mund të ishte ndonjë arsye tjetër pas vendimit për bllokimin e aplikacionit Twitter në Facebook.

Përfaqësuesit e Twitter kohë më parë kanë paraqitur aplikacionin e tyre për Facebook në kuadër të cilit përdoruesit mund të gjejnë në këtë shërbim njerëz tjerë që përdorin Facebookun të cilët gjithashtu kanë llogari në Twitter dhe të lidhen me ta. Në kohën kur ishte paraqitur, aplikacioni funksiononte pa probleme, mirëpo ditëve të fundit ajo është vënë tërësisht jashtë funksionit.

Kur përdoruesi tenton të lidhë dy llogaritë e pret vërejtja se “lidhja e dy llogarive aktualisht nuk punon”.

Sipas deklaratave të para të përfaqësuesve të Twitter, Facebook kishte bllokuar qëllimshëm mundësinë e lidhjes së këtyre dy llogarive, mirëpo tani e kanë ndërruar muhabetin dhe theksojnë se disi ka ardhur puna deri tek këto probleme të panjohura dhe se të dy kompanitë po punojnë bashkë për evitimin e tyre.

Të njëjtin muhabet ua thonë medieve edhe përfaqësuesit e Facebook, ani pse deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli problemet ende nuk janë evituar. /Telegrafi/

apps.facebook.com/twitter

Ketu mund te mesoni, dituria eshte gjithcka keshtu ce mesoni dhe ju. Albanian Cisco INC.
We are proudly a member of webally.org

| Download Free Mp3's | Image Sharing and Hosting | MSN Who Block you | Find Million Of Torrentz | Free Porn Portal | DDoS Web Hosting | Free Flash Games | Submitt Your Web Site | Albanian cisco systems | Social blog shqiptare | Ally With Us | Forumi me i mall shqiptar | | Full downloads |