Sistemi operativ Ubuntu
Ubuntu, (IPA: [u??bu?ntu?] në anglisht, [ù?úntú] në gjuhën zulu), është një sistem operativ për kompjuterin. Shpesh vlerësohet si më popullori nga versionet e shumta të Linux. Qëllimi i Ubuntu është të sjellë një program të bazuar në Linux që të jetë i lehtë për përdoruesit e thjeshtë të kompjuterit, duke pasur në qendër të vëmendjes përdorimin dhe lehtësinë e instalimit. Ubuntu është një pasues i Debian, një sistem tjetër Linux pa pagesë. Ubuntu sponsorizohet nga Canonical Ltd, një firmë e jug afrikanit Mark Shuttleworth. Fjala Ubuntu në gjuhën zulu do të thotë “njerëzim”. Ky version i Linux e ka marrë këtë emër për të treguar filozofinë e tij në botën e programeve. Ubuntu është një program pa pagesë që mund të përdoret nga gjithkush.
Kubuntu dhe Xubuntu janë nënprojekte zyrtare të projektit Ubuntu, duke pasur për qëllim të sjellin ambientet e desktopëve KDE dhe Xfce, sepse vetë Ubuntu përdor desktopin GNOME. Edubuntu është një nënprojekt zyrtar, i cili mund të përdoret në ambientet e shkollave ose nga fëmijët në shtëpi.
Ubuntu nxjerr versione të reja çdo gjashtë muaj dhe i mbështet këto versione për 18 muaj me rregullime të reja për rreziqet e sigurisë që mund të shfaqen. LTS (Long Term Support – Mbështetje për një kohë të gjatë) janë versione të Ubuntu që marrin mbështetje për 3 vjet për desktop dhe për 5 vjet për serverët. Versioni i fundit i Ubuntu, Ubuntu 9.04 (Jaunty Jackalope), doli në 23 Prill 2009. Ubuntu 8.04 LTS (Hardy Heron), doli në 24 Prill 2008. Verzioni 9.10 (Karmic Koala), doli ne Tetor 2009. Verzioni me i ri 10.04 parashihet te publikohet me 28 Prill 2010.
Produkt me prejardhje nga http://sq.wikipedia.org




