BitTorrent (protokoll)
BitTorrent është një protokoll për shpërndarje të skedave (fajllave)
peer-to-peer (P2P) i përdorur për distribuimin e sasive të mëdha të të dhënave (data). BitTorrent është një nga protokollet më të shpeshta për transferimin e fajllave të mëdha, dhe përbën rreth 35% të trafikut në të gjithë Internetin.[1]
Protokolli fillon kur një provajder (personi që ofron fajllin) e krijon fajllin e tij (ose grupin e fajllave) si seed (në përkthim të drejtpërdrejt “farë”) të parë, që lejon shfrytëzuesit e e tjerë, që quhen peers, të shkarkojnë të dhënat e tyre. Secili peer që shkarkon të dhëna gjithashtu i ngarkon ato tek peers të tjerë dhe shtyhet të vazhdojë të mundësojë të dhënat edhe pasi të ketë përfunduar shkarkimin, duke u bërë “seeder”, pra duke ofruar “fara” të tjera. Për shkak të kësaj, BitTorrent është tejet efikas. Një farë nevojitet për të filluar shpërndarjen e fajllave mes shumë përdoruesve (peers). Numri më i madh i seederëve shton mundësinë e një lidhjeje të suksesshme. E ngjajshme me “Internet hosting, kjo ofron zbritje të madhe në shpenzimet e resurseve për harduer dhe bandwidth të distributorit origjinal. Ajo gjithashtu zvogëlon mundësinë e problemeve me sistemin dhe ul varësinë nga distributori origjinal.
Programeri Bram Cohen dizajnoi protokollin në Prill 2001 dhe e lëshoi implementimin e parë më 2 Korrik, 2001.[2] Momentalisht mirëmbahet nga kompanie e Cohenit BitTorrent, Inc. Ekzistojnë shumë BitTorrent client për platforma të ndryshme kompjuterike. Sipas isoHunt, sasia totale e materialit të shpërndarë është momentalisht mbi 1.1 petabytes.
Me shume…



