ADS


Ju lutem te gjitheve vizitoreve tane ce mos ti vini ne dyshime produktet tona. Te gjitha produktet jane prodhuar dhe provuar nga ne duke i kontribuar ketu per ju ce me shprese tju ndihmojme juve. Dituria eshte Fuqi AlbCisco INC.

Harduer kompjuterik

Korrik 27, 2010 nga K|nG · Lere nje koment 

Hardueri Kompjuterik

Hardueri Kompjuterik

Hardueri përfshin çdo pajisje që është e lidhur në kompjuterin dhe që kontrollohet nga mikroprocesori. Kjo përfshin pajisjen që është lidhur në kompjuterin kur ai u prodhua, si edhe pajisjen periferike e cila shtohet pastaj.

Pajisjet mund të lidhen në kompjuterin në disa mënyra të ndryshme. Disa pajisje, si përshtatësit e rrjetit dhe kartat e zërit, janë lidhur në çarjet e zgjerimit brenda kompjuterit. Pajisjet e tjera, si printerët dhe skanerët, janë lidhur në porta jashtë kompjuterit.

Që një pajisje të punojë si duhet me Windows, në kompjuter duhet të instalohet softueri i njohur si drejtues i paisjes. Çdo pajisje mbështetet nga një ose më shumë drejtues pajisjesh, të cilat janë furnizuar në mënyrë tipike nga prodhuesi i pajisjes. Disa drejtues pajisjesh përfshihen me Windows-in. Kjo do të thotë që Windows-i mund ta zbulojë atë automatikisht dhe të instalojë drejtuesit e duhur të pajisjeve.

Nëse pajisja nuk është instaluar nga Windows-i, eksperti për gjetjen e harduerit të ri do të shfaqet dhe do të të pyesë për të ndërfutur ndonjë disk kompakt ose ndonjë disketë të siguruar bashkë me pajisjen.

Pjesët Hardware të mbrendshme

  • ROM (Read Only Memory) – Memoria vetëm për lexim e cila nuk fshihet asnjëherë por ngel ashtu si e ka dhënë prodhuesi.
  • RAM (Random access memory) – Memoria per lexim dhe shkrim e cila aktivizohet me kyqjen e kompjuterit dhe është aktive deri sa është aktiv edhe kompjuteri, me çkyqjen e kompjuterit kjo memori fshihet, ndërsa kapaciteti i saj matet me MB (standarde e tanishme është 256 MB).
  • HDD (Hard Disku) – Hard disku është njësi hardwerike ku ruhen të dhënat, programet, shenimet e ndryshme etj, thjeshtë paraqet një magazinë të madhe, kapacitete e HDD maten me GB (standardi i tanishëm është 40-80 GB).
  • Procesori – Është pjesa kryesore ku bëhet përpunimi i informatave hyrëse-dalëse dhe ai përcakton kompjuterin se me çfarë kompjuteri kemi të bëjmë, kemi disa lloje procesorësh si p.sh AMD.Cirix, Pentium etj. (Standardi i tanishëm është Intel – PENTIUM IV).
  • Kartela grafike – përcakton pamjen në ekran, kemi disa lloje, kapacteti i matet me MB.
  • Kartela e zërit – Përcakton zërin në kompjuter.

Dhe pjesë tjera , që gjenden në brendi si Pllaka amë etj.

Pjesët Hardware të jashtme

  • Tastatura – E cila përpos si pjesë hardwerike mund të përcaktohet edhe si njesi hyrëse nga ku i japim të dhënat dhe komandat e caktuara ,
  • Monitori – I cili gjithashtu mund të përcaktohet edhe si pjesë dalëse hardwerike ku i shohim të dhënat e caktuara ,
  • Floppy disk – flopi disku ose disketa , këtu mund të bëjmë incizimin e shenimeve te caktuara dhe ti marim me vete , kapaciteti standard i disketes eshte 1.44 MB .
  • Mouse – I cili zavendeson tastaturën në shume raste dhe lehtëson punën me kompjuter .
  • Printeri – Njesi e jashtme ku i shohim të dhenat dhe rezultatet e caktuara nga puna e jonë me PC-në.
  • Scanner,CD ROM-i ,CD-RW,Kamera etj.

Në Hardware hyjnë

  • Mjetet dhënëse, output ( Shtypësi [printer], Ekrani, Rrezatuesi [Beamer], Zëforcuesi [altoparlanti]…)
  • Mjetet futëse, input ( Tastiere, Mi, Kërraba [Joystick]…)
  • Mjetet ruajtëse (Disk, Kujtesë rrufe, pajisjet CD-ROM disk, DVD disk, Zip disk, Jaz disk…)
  • Kartat shtesë ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikes], Karta e Zërit, Karta Rrjetit, TV-karta, ISDN-Karta, USB-Karta…)
  • Mjetet lexuese (lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues ) dhe
  • Pjesa themelore e ndërtimit të njehsorit ( kompjuterit ) siç është pllakëza amë (anglisht quhet edhe: mother- apo main-board), Çipi, Procesori dhe Kujtesa kompjuterike.Me burim nga: http://sq.wikipedia.org

Rreth K|nG
-K|nG Adhurues i flaket i teknologjis se kompjuterit dhe gjithashtu idhtar i dituris sepse ajo na ndihmon qe te jemi te plotesuar ne jeten e perditshme duke shkuar nga ajo e pertejma. Shpresoj qe te ngrisim Mitin e Albcisco dhe nje Madheri shprendarje informacioni, diturie per te gjithe! Albanian Cisco

Shpreh mendimin

Na trego se cfar mendon...
dhe oh, nese deshironi qe te shfaqni piktur ne kontribut, shko merre tek gravatar!

Ketu mund te mesoni, dituria eshte gjithcka keshtu ce mesoni dhe ju. Albanian Cisco INC.
We are proudly a member of webally.org

| Download Free Mp3's | Image Sharing and Hosting | MSN Who Block you | Find Million Of Torrentz | Free Porn Portal | DDoS Web Hosting | Free Flash Games | Submitt Your Web Site | Albanian cisco systems | Social blog shqiptare | Ally With Us | Forumi me i mall shqiptar | | Full downloads |