ADS


Ju lutem te gjitheve vizitoreve tane ce mos ti vini ne dyshime produktet tona. Te gjitha produktet jane prodhuar dhe provuar nga ne duke i kontribuar ketu per ju ce me shprese tju ndihmojme juve. Dituria eshte Fuqi AlbCisco INC.

Google Apps me veçori të reja

Shtator 4, 2010 nga K|nG · Lere nje koment 

Google Apps me vecori te reja!

Përdoruesit e Google Apps janë afruar një hap më afër personalizimit të Google gjatë kësaj jave, pasi që kompania ka dërguar ftesa tek përdorues të caktuar për të testuar një version të Google Apps që përfshin të gjitha veçoritë e përdoruesve të zakonshëm të Google, duke përfshirë AdWords dhe Google Voice. Google Apps lejon bizneset dhe këto që kanë një domen të keni fuqinë e Google në e-mail sistemin e tyre, dhe t’iu ofrojë punëtorëve të tyre shërbime të produktivitetit online. Ai është pa pagesë për deri në 50 punëtorë pa përkrahje teknike, apo 50 dollarë për një person me përkrahjet teknike dhe premtime për njoftime. Ideja është që të futet në dominimin e Microsoft për softuere për biznese duke paraqitur oferta më të lira për biznese, dhe duke tërhequr më shumë trafik drejt pronës së Google.

Pavarësisht faktit se shumë paguajnë për shërbimet e Google, përdoruesit e Apps kanë qenë në rreshtin e fundit kur bëhet fjalë për fitimin e veçorive të reja, dhe disa shërbimeve të Google, si shërbimi për ruajtje të fotografive Picasa, që nuk është i përfshirë.

Së fundi, përdoruesit e Apps mbetën pa një veçori të re që lejon përdoruesit e Gmail dhe VOice të bëjnë dhe pranojnë thirrje drejtpërsëdrejti nga ndërfaqja e Gmail, për të cilën përdoruesit e Apps menjëherë filuan të nkohen. Megjithatë, Priority Inbox, një veçori tjetër do të paraqitet tek përdoruesit e Gmail dhe Apps gjatë kësaj jave.

Në maj, Google tha se është duke punuar në përditësimin e infrastrukturës për përdoruesit e Apps, dhe tani është duke kërkuar disa përdorues të Apps – të njohur si testues të besueshëm – pë të ndihmuar në testimin e infrastrukturës. Testuesit potencial duhet të plotësojnë një aplikacion që do t’i lejojë ata të testojnë funksionalitetet e reja.

Yahoo fillon të kalojë në Bing

Gusht 21, 2010 nga K|nG · Lere nje koment 

Yahoo n'Bing

Yahoo n'Bing

Kaliforni, 18 gusht – Duke filluar nga kjo javë, kërkimet në faqet e Yahoos do të marrin shenjën “Powered by Bing”, duke shënuar fillimin e partneritetit midis Microsoftit dhe Yahoos në biznesin e kërkimit.

Sipas agjencive të lajmeve, Yahoo në blogun e vet zyrtar ka publikuar këtë hap të rëndësishëm për implementimin e marrëveshjes së vitit të kaluar midis dy kompanive. Tani për tani, implementimi i shërbimit të kërkimit të Microsoftit, Bing, është i kufizuar vetëm në SHBA dhe Kanada, ndërsa më vonë do të shtrihet në pjesën tjetër të botës.
Gjithashtu janë bërë disa ndryshime në shërbimet ekzistuese të Yahoo. Kështu BOSS (build your own search service) do të vazhdojë të punojë, por Yahoo do ta bëjë këtë shërbim me pagesë.

Harduer kompjuterik

Korrik 27, 2010 nga K|nG · Lere nje koment 

Hardueri Kompjuterik

Hardueri Kompjuterik

Hardueri përfshin çdo pajisje që është e lidhur në kompjuterin dhe që kontrollohet nga mikroprocesori. Kjo përfshin pajisjen që është lidhur në kompjuterin kur ai u prodhua, si edhe pajisjen periferike e cila shtohet pastaj.

Pajisjet mund të lidhen në kompjuterin në disa mënyra të ndryshme. Disa pajisje, si përshtatësit e rrjetit dhe kartat e zërit, janë lidhur në çarjet e zgjerimit brenda kompjuterit. Pajisjet e tjera, si printerët dhe skanerët, janë lidhur në porta jashtë kompjuterit.

Që një pajisje të punojë si duhet me Windows, në kompjuter duhet të instalohet softueri i njohur si drejtues i paisjes. Çdo pajisje mbështetet nga një ose më shumë drejtues pajisjesh, të cilat janë furnizuar në mënyrë tipike nga prodhuesi i pajisjes. Disa drejtues pajisjesh përfshihen me Windows-in. Kjo do të thotë që Windows-i mund ta zbulojë atë automatikisht dhe të instalojë drejtuesit e duhur të pajisjeve.

Nëse pajisja nuk është instaluar nga Windows-i, eksperti për gjetjen e harduerit të ri do të shfaqet dhe do të të pyesë për të ndërfutur ndonjë disk kompakt ose ndonjë disketë të siguruar bashkë me pajisjen.
Me shume…

Facebook bllokon aplikacionin për Twitter

Qershor 24, 2010 nga K|nG · Lere nje koment 

Facebook bllokon aplikacionin për Twitter
Twitter

Twitter

Dorën në zemër, vështirë se Twitter e Facebook janë ndonjë konkurrencë e vërtetë në mes veti, mirëpo nuk shohim se çfarë do të mund të ishte ndonjë arsye tjetër pas vendimit për bllokimin e aplikacionit Twitter në Facebook.

Përfaqësuesit e Twitter kohë më parë kanë paraqitur aplikacionin e tyre për Facebook në kuadër të cilit përdoruesit mund të gjejnë në këtë shërbim njerëz tjerë që përdorin Facebookun të cilët gjithashtu kanë llogari në Twitter dhe të lidhen me ta. Në kohën kur ishte paraqitur, aplikacioni funksiononte pa probleme, mirëpo ditëve të fundit ajo është vënë tërësisht jashtë funksionit.

Kur përdoruesi tenton të lidhë dy llogaritë e pret vërejtja se “lidhja e dy llogarive aktualisht nuk punon”.

Sipas deklaratave të para të përfaqësuesve të Twitter, Facebook kishte bllokuar qëllimshëm mundësinë e lidhjes së këtyre dy llogarive, mirëpo tani e kanë ndërruar muhabetin dhe theksojnë se disi ka ardhur puna deri tek këto probleme të panjohura dhe se të dy kompanitë po punojnë bashkë për evitimin e tyre.

Të njëjtin muhabet ua thonë medieve edhe përfaqësuesit e Facebook, ani pse deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli problemet ende nuk janë evituar. /Telegrafi/

apps.facebook.com/twitter

Program kompjuterik i lirë

Qershor 10, 2010 nga K|nG · 1 Koment 

Një program kompjuterik i lirë (i quajtur edhe program Me kodë të Gnu: simboli i software-it të lirë.Hapur, ang. Open Source) është një program kompjuterik me një licencë që i lejon të gjithëve lirshëm ta përdorin, studiojnë, modifikojnë, apo ta rishpërndajnë; për karakteristikat e tij, i kundërvihet programi i licencuar.

Karakteristika

Fjala i lirë, nuk do të thotë që mund të përdoret programi kompjuterik i lirë në mënyrë të paligjshme: një program kompjuterik i lirë është, sidoqoftë, i nënshkruar një licencë përdorimi, ndryshe nga ai Public Domain (domen publik).

Emërimi

Emri u përdor për herë të parë nga Richard Stallman dhe Free Software Foundation (sq. Themelimi i Programit kompjuterik të Lirë)[1] në fillimet e viteve 1980.

FSF-ja rakomandon përdorimin e “free software” (program kompjuterik i lirë) sesa “open source software” (porgram kompjuterik me kodë të hapur) sepse ky term i referohet për gjëra teknike dhe nuk jep idenë e lirisë siç duhet.

Artikull me prejardhje nga http://sq.wikipedia.org

Desktopi

Qershor 5, 2010 nga K|nG · Lere nje koment 

Kur hidhni kompjuterin ju shihni një pamje të tillë në ekran, që quhet desktop.

Desktopi është vendi ku ju organizoni programet tuaja dhe filloni të kryeni punën.

Nga ana e majte ju do të shihni një grup ikonash. Këto ikona hapin programe, skedarë apo dosje nga desktopi.

Një ikonë është paraqitja grafike e një diçkaje apo funksioni.

Një skedar është grumbull informacioni që mund të jetë tekst, ilustrim ose komanda kompjuteri që mund të ruhen ose të ndryshohen si një njësi e vetme.

Nje dosje përfaqeshin një vend të caktuar në disk për të ruajtur informacion. Ato përdoren për të organizuar skedarët dhe nëndosjet në nivele strehimi të ndryshme.
Me shume…

Nanoteknologjia

Janar 10, 2010 nga K|nG · Lere nje koment 

Që sot madhësia e një tranzistori (në foto) të një mikroprocesori, ndodhet në kufinjtë e nanoteknologjisë. Tranzistorët e tanishëm kanë një madhësi prej 65 nm.

Nanoteknologjia ( nga greq. ??????????????; ?????? [nános] = xhuxh; ????? [tehni] = mjeshtri, zejtari, art dhe, ????? [logia] = fjalosje, diskutim) është një fushë eksperimentale e shkencës së zbatuar dhe teknologjisë që merret me mbikqyrjen dhe shfrytëzimin e ndërtimtarisë së lëndës në një shkallë nën 100 nanometra. Qëllimi i naoteknologjisë është krijimi i lëndëve dhe aparateve dhe pajisjeve të reja duke përdorur një atom ose molekulë të vetme (p.sh. qarqe elektronike) me veti të shkallës nano. Një nanometër është 1/1000.000.000 m (1 e miliardëta pjesë e metrit). Pritet që nanoteknologjia të japë një ndihmesë të rëndësishme në fushën e kompjuterikës, të gjysmëpërçuesve,bioteknologjisë, mjekësisë dhe energjisë.

  • Faqe 1 nga 2
  • 1
  • 2
  • >
Ketu mund te mesoni, dituria eshte gjithcka keshtu ce mesoni dhe ju. Albanian Cisco INC.
We are proudly a member of webally.org

| Download Free Mp3's | Image Sharing and Hosting | MSN Who Block you | Find Million Of Torrentz | Free Porn Portal | DDoS Web Hosting | Free Flash Games | Submitt Your Web Site | Albanian cisco systems | Social blog shqiptare | Ally With Us | Forumi me i mall shqiptar | | Full downloads |