Google Apps me veçori të reja
Shtator 4, 2010 nga K|nG · Lere nje koment
Përdoruesit e Google Apps janë afruar një hap më afër personalizimit të Google gjatë kësaj jave, pasi që kompania ka dërguar ftesa tek përdorues të caktuar për të testuar një version të Google Apps që përfshin të gjitha veçoritë e përdoruesve të zakonshëm të Google, duke përfshirë AdWords dhe Google Voice. Google Apps lejon bizneset dhe këto që kanë një domen të keni fuqinë e Google në e-mail sistemin e tyre, dhe t’iu ofrojë punëtorëve të tyre shërbime të produktivitetit online. Ai është pa pagesë për deri në 50 punëtorë pa përkrahje teknike, apo 50 dollarë për një person me përkrahjet teknike dhe premtime për njoftime. Ideja është që të futet në dominimin e Microsoft për softuere për biznese duke paraqitur oferta më të lira për biznese, dhe duke tërhequr më shumë trafik drejt pronës së Google.
Pavarësisht faktit se shumë paguajnë për shërbimet e Google, përdoruesit e Apps kanë qenë në rreshtin e fundit kur bëhet fjalë për fitimin e veçorive të reja, dhe disa shërbimeve të Google, si shërbimi për ruajtje të fotografive Picasa, që nuk është i përfshirë.
Së fundi, përdoruesit e Apps mbetën pa një veçori të re që lejon përdoruesit e Gmail dhe VOice të bëjnë dhe pranojnë thirrje drejtpërsëdrejti nga ndërfaqja e Gmail, për të cilën përdoruesit e Apps menjëherë filuan të nkohen. Megjithatë, Priority Inbox, një veçori tjetër do të paraqitet tek përdoruesit e Gmail dhe Apps gjatë kësaj jave.
Në maj, Google tha se është duke punuar në përditësimin e infrastrukturës për përdoruesit e Apps, dhe tani është duke kërkuar disa përdorues të Apps – të njohur si testues të besueshëm – pë të ndihmuar në testimin e infrastrukturës. Testuesit potencial duhet të plotësojnë një aplikacion që do t’i lejojë ata të testojnë funksionalitetet e reja.
Yahoo fillon të kalojë në Bing
Gusht 21, 2010 nga K|nG · Lere nje koment
Kaliforni, 18 gusht – Duke filluar nga kjo javë, kërkimet në faqet e Yahoos do të marrin shenjën “Powered by Bing”, duke shënuar fillimin e partneritetit midis Microsoftit dhe Yahoos në biznesin e kërkimit.
Sipas agjencive të lajmeve, Yahoo në blogun e vet zyrtar ka publikuar këtë hap të rëndësishëm për implementimin e marrëveshjes së vitit të kaluar midis dy kompanive. Tani për tani, implementimi i shërbimit të kërkimit të Microsoftit, Bing, është i kufizuar vetëm në SHBA dhe Kanada, ndërsa më vonë do të shtrihet në pjesën tjetër të botës.
Gjithashtu janë bërë disa ndryshime në shërbimet ekzistuese të Yahoo. Kështu BOSS (build your own search service) do të vazhdojë të punojë, por Yahoo do ta bëjë këtë shërbim me pagesë.
Realizohet versioni i ri i MyBB [ MyBB 1.6 ] me 40 sherbime te reja!
Gusht 18, 2010 nga K|nG · Lere nje koment
Realizohet MyBB 1.6!
Me 3 gusht leshohet versioni i ri i MyBB me 40 sherbime te reja [Feautres]
MYBB vazhdon te na befasoj duke realizuar gjera te mrekullueshme dhe te pershtatshme per Web Forum.
Duke ofruar mundesi te mjaftueshme per cdo Web forum nga ne sugjerohet ky OpenSource forum.
Shpresojm tju pelcej per me shume lexoni: MyBB 1.6
Per sherbimet e reja [Feautres] Lexo ketu: Features
Harduer kompjuterik
Korrik 27, 2010 nga K|nG · Lere nje koment
Hardueri përfshin çdo pajisje që është e lidhur në kompjuterin dhe që kontrollohet nga mikroprocesori. Kjo përfshin pajisjen që është lidhur në kompjuterin kur ai u prodhua, si edhe pajisjen periferike e cila shtohet pastaj.
Pajisjet mund të lidhen në kompjuterin në disa mënyra të ndryshme. Disa pajisje, si përshtatësit e rrjetit dhe kartat e zërit, janë lidhur në çarjet e zgjerimit brenda kompjuterit. Pajisjet e tjera, si printerët dhe skanerët, janë lidhur në porta jashtë kompjuterit.
Që një pajisje të punojë si duhet me Windows, në kompjuter duhet të instalohet softueri i njohur si drejtues i paisjes. Çdo pajisje mbështetet nga një ose më shumë drejtues pajisjesh, të cilat janë furnizuar në mënyrë tipike nga prodhuesi i pajisjes. Disa drejtues pajisjesh përfshihen me Windows-in. Kjo do të thotë që Windows-i mund ta zbulojë atë automatikisht dhe të instalojë drejtuesit e duhur të pajisjeve.
Nëse pajisja nuk është instaluar nga Windows-i, eksperti për gjetjen e harduerit të ri do të shfaqet dhe do të të pyesë për të ndërfutur ndonjë disk kompakt ose ndonjë disketë të siguruar bashkë me pajisjen.
Me shume…
Facebook bllokon aplikacionin për Twitter
Qershor 24, 2010 nga K|nG · Lere nje koment
Facebook bllokon aplikacionin për Twitter
Dorën në zemër, vështirë se Twitter e Facebook janë ndonjë konkurrencë e vërtetë në mes veti, mirëpo nuk shohim se çfarë do të mund të ishte ndonjë arsye tjetër pas vendimit për bllokimin e aplikacionit Twitter në Facebook.
Përfaqësuesit e Twitter kohë më parë kanë paraqitur aplikacionin e tyre për Facebook në kuadër të cilit përdoruesit mund të gjejnë në këtë shërbim njerëz tjerë që përdorin Facebookun të cilët gjithashtu kanë llogari në Twitter dhe të lidhen me ta. Në kohën kur ishte paraqitur, aplikacioni funksiononte pa probleme, mirëpo ditëve të fundit ajo është vënë tërësisht jashtë funksionit.
Kur përdoruesi tenton të lidhë dy llogaritë e pret vërejtja se “lidhja e dy llogarive aktualisht nuk punon”.
Sipas deklaratave të para të përfaqësuesve të Twitter, Facebook kishte bllokuar qëllimshëm mundësinë e lidhjes së këtyre dy llogarive, mirëpo tani e kanë ndërruar muhabetin dhe theksojnë se disi ka ardhur puna deri tek këto probleme të panjohura dhe se të dy kompanitë po punojnë bashkë për evitimin e tyre.
Të njëjtin muhabet ua thonë medieve edhe përfaqësuesit e Facebook, ani pse deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli problemet ende nuk janë evituar. /Telegrafi/
Program kompjuterik i lirë
Një program kompjuterik i lirë (i quajtur edhe program Me kodë të
Hapur, ang. Open Source) është një program kompjuterik me një licencë që i lejon të gjithëve lirshëm ta përdorin, studiojnë, modifikojnë, apo ta rishpërndajnë; për karakteristikat e tij, i kundërvihet programi i licencuar.
Karakteristika
Fjala i lirë, nuk do të thotë që mund të përdoret programi kompjuterik i lirë në mënyrë të paligjshme: një program kompjuterik i lirë është, sidoqoftë, i nënshkruar një licencë përdorimi, ndryshe nga ai Public Domain (domen publik).
Emërimi
Emri u përdor për herë të parë nga Richard Stallman dhe Free Software Foundation (sq. Themelimi i Programit kompjuterik të Lirë)[1] në fillimet e viteve 1980.
FSF-ja rakomandon përdorimin e “free software” (program kompjuterik i lirë) sesa “open source software” (porgram kompjuterik me kodë të hapur) sepse ky term i referohet për gjëra teknike dhe nuk jep idenë e lirisë siç duhet.
Artikull me prejardhje nga http://sq.wikipedia.org
Unicode
Qershor 7, 2010 nga K|nG · Lere nje koment
Unicode është një standart internacional, në të cilën përcaktohet për çdo shenjë ose element teksti një kod digital për të gjitha shenjat shkrimet e botës dhe systemet e shenjave.
Kodet, memorizimi dhe transmetimi
Kodet e shenjave të unicode pasqyrohen hexadecimal me nje „U+“ përpara. Memorizimi i shenjave të unicode behet në formate të ndryshme:
Institutet e normativave
Unicode Consortium u themelua ne vitin 1991, dhe është përgjegjës për standartin industrial unicode. Nga organizata internacionale për standartizime ISO (International Organization for Standardization) parashtrohet norma internationale ISO 10646. Të dyja institutet kooperojnë ngushtë me njëra-tjetrën.
Lidhje të jashtme
- Unicode Consortium (Në anglisht)
- Tabella e kodeve Tabella e kodeve (unicode)
- UTF-8- dhe Unicode-FAQ për Unix/Linux (Markus Kuhn, në anglisht)
- Unicode-System] (përshkrim në html-kompendium selfhtml]
- Imperia Unicode- dhe Multi-Language-Howto (Në gjermaisht, përshkrim i hollësishëm për unicode)
- BOCU-1, MIME-kompatible Unicode-Kompression (Në anglisht)
Standarte:







